E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hetohen dhjetëra policë, nxorrën foton në media të ish policit Santiago Malko i cili u vra

Dhjetra efektivë policie janë marrë në hetim nga drejtoria e standarteve profesionale pasi kanë parë të dhënat në sistemin TIMS të ish kolegut të tyre Santiago Malko, që u ekzekutua të martën e kaluar në kryeqytet.

Hetimi administrativ ku pritet të jepen dhe vërejtje vjen pas publikimit të fotos së viktimës që për policinë çuditërisht klasifikohet sekret hetimor.

Reklamë

Por ndërkohë që kanë kaluar një javë nga atentati mafioz ende nuk ka asnjë të ndaluar për vrasjen.

Pak kohë më parë edhe 4 efektivë në Elbasan u pezulluan nga detyra pas publikimit të fotove në media të disa armëve të sekuestruara , por pavarësisht kësaj gjykata e cilësoi pezullimin si të paligjshëm duke rikthyer në detyrë oficerët.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë