Subscribe

Një 33-vjeçar që dyshohet te jete njeri nga autoret e rrëmbimit dhe me pas vrasjes se Gazmend Çollakut përfundoi ne pranga. Denis Shtraza është arrestuar teksa përpiqej te largohej nga Shqipëria, nëpërmjet Aeroportit te Rinasit. Prokuroria ka mundur te zbardhe mekanizmin e ngjarjes si dhe ka lëshuar urdhërarrestin për një-ish oficer policie. Ervin Daslipaj dyshohet se ka marre pjese ne rrëmbimin e Çollakut. Ky i fundit ka qene ish-shefi i sektorit te luftës kundër krimit ekonomik ne policinë e Tiranës dhe është përjashtuar nga radhet e uniformave blu per dekonspirim te operacionit ne Gojart e fatit. Burimet e Prokurorisë konfirmojnë se gjurmët e gjakut i kane çuar ekspertet tek emri i 33-vjeçarit Shtraza. Fillimisht policia bllokoi makinën, nje mjet tipi “Benz ML” ku u gjeten njolla, te cilat iu nënshtruan ekspertizës. Ekspertet konstatuan se ato i përkisnin viktimës Gazmend Çollaku. Pas ketij momenti u ngritën dyshime se pas vrasjes, trupi i pajete ishte transportuar pikërisht me mjetin “ML” per t’u hedhur ne vendin ku u gjet nga uniformat blu. Për autoritetet, emri i Denis Shtrazës nuk është i panjohur. Në vitin 2009 ai u ekstradua nga Gjermania, ku dhe u arrestua pasi ishte i kërkuar për dy plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Tre vite më parë, i riu mbeti i plagosur rëndë në sheshin “Taulantia” në Durrës, gjatë një atentati për eliminimin e shokut të tij Ervis Tafaruci. 4 muaj më pas të vitit 2013, në një tjetër atentat Tafaruci u ekzekutua gjatë kohës që bënte plazh në Malin e Robit në Kavajë. Në atë kohë, policia e lidhi vrasjen me prishjen e pazareve të drogës ndërmjet grupeve kriminale që operonin në zonën e Durrësit dhe Tiranës. Ndërkohë, Prokuroria ka lëshuar urdhrarrest edhe për ish-oficerin e policisë Ervin Dalipaj. Ai dyshohet te jete te jete bashkëpunëtor ne rrëmbimin e Gazmen Çollakut. Ky i fundit u rrëmbye ne lagjen nr 1 te qytetit te Durrësit nga 4 persona te maskuar si efektive policie. Ai u mor me dhune dhe me pas u fut ne një automjet tip “Audi” te zi me portobagazh. Trupi i pajete i 34-vjeçarit u gjet nje dite me pas i lidhur duar e këmbe. Ai ishte hedhur në një kanal në fshatin Murqin te Fushe Krujës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *