E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Bota

Hetimi për ndërhyrjen ruse, dëshmon Prokurori i Përgjithshëm

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, do të dëshmojë sot përpara Komisionit të Zbulimit të Senatit, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Dëshmia e Sessions pritet me interes të madh pas asaj të ish-shefit të FBI-së, James Comey dhe do të jetë e hapur për publikun. Kryeprokurori do t’u përgjigjet pyetjeve të senatorëve për kontaktet me zyrtarët rusë dhe rolin e tij ne shkarkimin e ish-shefit të FBI-së. Ne seancën e konfirmimit të tij ai nuk kishte folur për takimet me rusët.

 

Gjithashtu përpos dëshmisë së tij, i paqartë është edhe fati i prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, i cili drejton hetimin e departamentit të Drejtësisë për rolin e Rusisë në zgjedhje. Përfaqësues të republikanëve kanë hedhur dyshime mbi besueshmërinë e tij dhe kanë kërkuar nga Trump të rimendojë pozicionin e Mueller. Ndonëse shkarkimi i tij përflitet si opsion, Shtëpia e Bardhë mohon që të jetë diskutuar diçka e tillë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë