Në Komisionin Hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane, Partia Demokratike shpalosi 12 kërkesat, të cilat, sipas saj, do të mund të zbardhin atë që ata e konsiderojne si afera korruptive që iu vjedh qytetarëve shqiptarë 400 milionë euro.

 

Kryetarja e Komisionit Hetmior për inceneratorët, Jorida Tabaku ua ka dërguar kërkesat 12-institucioneve të ndryshme.

 

Këto kërkesa, për PD-në do të hedhin dritë mbi objektin e hetimit.

 

Njoftimi i PD:

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i ka dërguar kërkesat që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku veprojnë incineratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, disa drejtori që mund të zbardhin lëvizjet e parave për incineratorët, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e incineratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës.

Kërkesa u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të incineratorëve, që, pavarësisht emrave të ndryshëm të kompanive, janë përqëndruar tek 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja.

Pas një pune disavjeçare me hetimin e aferës së incineratorëve, Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, ka detajuar me pyetje dhe kërkesa konkrete çdo çështje dhe akt që zbardh një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë së Edi Ramës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *