Dhoma e përfaqësuesve në shtetet e bashkuara kanë lëshuar një urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për të bërë publike të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me marrëveshjen me Ukrainën. Një hap I tillë vjen në një kohë që demokratët po synojnë shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump.

 

Kërkesa për publikimin e dokumenteve për marrëveshjet me Ukrainën mund të thellojë përplasjet mes administratës dhe demokratëve. Dhoma e përfaqësuesve beri te ditur se u detyrua të lëshojnë një urdhër të tillë pasi Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur një kërkese të bërë 9 shtator lidhur me publikimin e dokumenteve.

 

tashmë Shtëpia e Bardhë ka afat deri më 18 tetor për te vene ne dispozicion dokumentacionin mbi marrëveshjen me Ukrainën.

 

Procedurat për shkarkimin e presidentit amerikan vijnë pas raportimeve se Trump i ka bërë presion presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy, të nisë hetimet ndaj ish-zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij, për bizneset e tyre në Ukrainë.

 

Por Trump tha të premten se Shtëpia e Bardhë po përgatit një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ku pritet të kundërshtojë zyrtarisht nisjen e hetimit për shkarkimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *