Subscribe

Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i qeverisë u pyet edhe për hetimet ndja ish-minsitrit Ilir Beqaj dhe shkarkimin e tij nga zyra që ishte pjesë e grupit negociator me BE. Rama tha se Beqaj ishte koordinator i ndihmës në një institucioni që nuk menaxhon fonde të BE-së nuk menaxhon fonde të asnjë donatori. Lajmi për zhvatje fondesh të BE-së, nuk është i vërtetë tha Edi Rama.

Edi Rama: Ilir Beqaj në sekondat që u vu në një akuza iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqaj në sekondën që u vu në akuzë dha dorëheqjen që të jemi shumë të qartë dhe u hap procesi për zëvendësimin e tij dhe nuk është kryenegociator. Ishte koordinator i ndihmës në një institucioni që nuk menaxhon fonde të BE-së nuk menaxhon fonde të asnjë donatori ,është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me të gjithë donatorët për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja të cilat nuk kalojnë nga kjo zyrë por nga entitete e tjera që i disponojnë dhe më pas kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE-së.

Nuk i kalon fonde as nga BE-ja dhe nga asnjë institucion tjetër. Pastaj sa i përket çështjes në fjalë nuk ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen ka lidhje me punën organeve të drejtësisë janë pyetje që nuk duhet ti adresohen qeverisë është punë e drejtësisë të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merrte në hetim nuk është provë faji.

Kryeministri Rama tha se me aq sa është informuar është në akuzë për shpërdorim detyre.

Edi Rama: Kush është hajdut nuk e përcakton as ti as unë e përcakton vendimi i formës së prerë të një gjykate dhe nuk dua të hyj fare në komente të rastit. Aq sa jam i informuar akuza është shpërdorim detyre dhe jo korrupsion. Është një herë sepse është fjalë e madhe fjala hajdut dhe liria e fjalës që përdoret për të damkosur dikë si hajdut është abuzim. Po të them pa humor që ka një problem ajo pyetje. Fakti që sikush është në hetim do të thotë se është në hetim nuk do të thotë asgjë. Hetimet do ta tregojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *