Subscribe

Ky është 24-vjeçari Mahmut Gega, autori i vrasjes së 32 vjeçarit Elsim Kosiqi një ditë më parë në fshatin Maqellarë të Dibrës.

 

Pas hetimeve intensive, policia zbuloi se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës. Sipas policisë dy të rinjtë ishin grindur edhe pese dite me pare. Menjëherë pas krimit, gega u largua në drejtim të Bulqizës. Uniformat blu munden qe brenda pak orësh te identifikojnë autorin dhe ta arrestojnë atë.

 

Pas arrestimit ai është shoqëruar për në komisariatin e Dibrës. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. 32 vjecari Elsim Kosiqi po kthehej për në shtëpinë e tij në Maqellarë. Autori qe i kishte zëne prite e qëlloi tre here me arme zjarri duke e lëne te vrare ne oborrin e shtëpisë. Pasi dëgjuan krismat familjaret e Kosiqit dolën nga banesa dhe gjeten trupin e pajete te te afërmit te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *