E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Video · Vendi

Hetimet për vrasjen e Ardian Kodrës

Një ditë pas ngjarjes tragjike ku mbeti i vrarë efektivi i forcave të ndërhyrjes së shpejtë Ardian Kodra, prokuroria mori në pyetje David Qosen. I skeduari me probleme mendore mësohet të ketë thënë se gjatë kohës që ishte në ndjekje ai dyshonte se po qëllohej nga policia ndaj dhe ishte kundërpërgjigjur me breshëri automatiku.
Sipas Prokurorisë, plumbat e Qoses prekën në ijet e efektivit të FNSH, i cili ndërroi jetë në spital e nga hetimet paraprake gjatë ndjekjes, policia nuk ka qëlluar në drejtim të tij. Organi i akuzës bëri me dije se Qosja jetonte i vetëm, ndërsa në shtëpi iu gjet dhe një përmendore e vëllait të tij, i cili ka humbur jetën në një aksident rrugor. Më herët, ekspertë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit, mbërritën në vendin ku u vra efektivi i FNSH. Pjesë e hetimeve do të jenë dhe procedurat standarde në operacione të tilla.
Sipas hetuesve, mjeti është lënë aty për t’iu bërë këqyrje e imtësishme kjo dhe për të përcaktuar këndin e distancën e qitjes. Homazhet për Ardian Kodrën i shpallur tashme Dëshmor i Atdheut, do të bëhen nga ora 17:00 deri në 19:00 pranë Repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Trupi i pajetë i efektivit të vrarë do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Shkodrës.

Më shumë video

Reklamë