Subscribe

Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga identifikimi i trupit të 17-vjeçarit të gjendur pa jetë në lanfillin e Sharrës, policia është fare pranë zbardhjes së kësaj ngjarjeje të rëndë. Ekspertët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë marrë dëshmitë e përgjegjësit të firmës Besnik Braha, drejtuesit të eskavatorit Edmond Kollari, përgjegjësit të turnit Dëfrim Hakrama, si dhe përgjegjësit te punonjësve Bujar Daja, të cilat në fund kanë rezultuar kontradiktore. Gjithashtu po ekzaminohet nga laboratori i Policisë Shkencore edhe eskavatori me kova që dyshohet se goditi për vdekje Ardit Gjoklaj, mbrëmjen e së shtunës. E ndërsa hetimet vijojnë, familjarë, të afërm dhe shokë të 17-vjecarit i dhanë lamtumirën e fundit në ceremoninë mortore të zhvilluar në banesën e tij në Kombinat. Xhaxhai i viktimës shprehet për Vizion Plus se, Ardit punonte prej dy muajsh pranë firmës kontraktuese në sharrë për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Sipas xhaxhait, për vdekjen e nipi të tij përgjegjëse është edhe firma “3 K SH.P.K”, e cila u mundua të fshihte gjurmët e krimit. Trupit i 17-vjeçarit u gjet i groposur dhe i dëmtuar plotësisht nga punonjës të tjerë të landfillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *