Subscribe

Pas verifikimeve për djalin e familjes Kaçorri, i cili aktualisht jeton jashtë vendit, policia e ka përjashtuar atë si objektiv te vendosjes së tritolit në Tiranë. Burime pranë uniformave blu thanë se autori ka ngatërruar adresë në vendosjen e 400 gramëve eksploziv, shpërthimi i të cilit shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Policia nuk saktësoi se cili ishte shënjestër e sulmit edhe pse u dyshua për familjen Kaçorri, pasi pozicioni i vendosjes së tritolit në shkallët e katit të pestë ishte më pranë portës së tyre. Pas verifikimeve të të gjitha familjeve, të cilat jetojnë në pallat, hetuesit kanë përjashtuar mundësinë që eksplozivi të ishte vendosur për ta. Kjo dhe pasi nuk u gjet asnjë person me precedentë të mëparshëm. Tritoli është aktivizuar me fitil, ndërkohë që agresori i maskuar me kapele është filmuar nga kamerat e zonës pranë pallatit. Për identitetin e tij nuk ka të dhëna ndërkohë që  policia po sekuestron pamje të bizneseve të tjera të cilat mund ta kenë fiksuar.  Për zbardhjen e ngjarjes policia po verifikon dhe persona të tjerë të cilët banojnë pranë zonës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *