Autoritetet amerikane kane deklaruar se nuk janë gjetur lidhje direkte mes militanteve te Shtetit Islamik dhe Omar Mateen, personit qe vrau 49 vete ne nje klub nate te frekuentuar nga homoseksualet ne Orlando te Floridas. Megjithatë besohet se autori i masakrës ka patur prirje ekstremiste, i frymëzuar nga grupe radikale islamiste. Motivet qe shtynë vrasësin ende jane te paqarta dhe Mateen mund te ketë vepruar i shtyre nga arsye personale, ndoshta homophobia, ose ka vepruar i vetëm. Edhe presidenti Obama pas nje takimi me zyrtare te FBI dhe te antiterrorizmit deklaroi se nuk ka prova te qarta qe sulmi te jete drejtuar nga ISIS. Drejtori i FBI, James Comey tha se ka te dhëna qe vrasësi te jete radikalizuar. Mediat ndërkaq kane raportuar se ai kishte shkuar disa here ne klubin e homoseksualeve, ku kreu masakrën. Pas kësaj ngjarjeje dy kandidatet per Shtëpinë e Bardhe, Trump e Clinton kane reaguar per mënyrat sesi duhen parandaluar ngjarje te tilla. Trump ka propozuar te mos lejohet hyrja ne SHBA e emigranteve nga vendet qe kane lidhje me militante, te cilët kryejnë sulme terroriste. Ndërsa Klinton ngriti shqetësimin per shitjen e armeve, duke kërkuar me shume kontrolle mbi te kaluarën e blerësve te tyre. Ne Orlando vazhdojnë homazhet me qirinj e lule per viktimat e masakrës dhe ditën e enjte pritet edhe mbërritja e presidentit amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *