E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hetimet për sulmet në Indonezi

Një dite pas sulmeve ne Xhakarta te Indonezisë, policia vijon kërkimet per te zbuluar celulat terroriste ne zona te tjera te vendit, qe besohet se kane lidhje me to. Nga hetimet e para rezulton se koordinatori i sulmeve i identifikuar si Bahrum Naim, një indonezian qe lufton per shtetin islamik ne Siri, kishte si synim te bashkonte grupet qe mbështesin ISIS ne Azinë Juglindore. Policia ka arrestuar tre persona qe dyshohet se janë përfshire ne sulmet pranë nje qendreje tregtare, ndërsa ka identifikuar 4 nga 5 autoret e vrare. Dy prej tyre kane qene te dënuar, si pjese e një kampi militantësh. Vendi vijon te jete ne gjendje gatishmërie pas ngjarjeve te se enjtes, ku mbeten te vrare 7 persona dhe u plagosen 20 te tjerë. Krerët e policisë e kane pranuar se ato treguan se grupet terroriste, sado te vogla mund te shkaktojnë viktima.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë