Subscribe

Sulmet terroriste ne Bruksel, mund të ishin shmangur nëse njësitë e antiterrorit në Belgjikë, do të kishin marrë seriozisht informacionet e palës turke lidhur me rrezikshmërinë e vëllezërve El Bakraui. Ministri i Brendshëm pranoi këtë si një dështim dhe ofroi dorëheqjen, por që nuk është pranuar nga kryeministri belg. Nga ana tjetër, të dy kamikazët kishin qene dhe ne listën e personave të kërkuar të shërbimeve inteligjente amerikane. Me herët, mediat publikuan nje video te re qe tregon momentet e tmerrit qe përjetuan personat qe gjendeshin ne aeroport kur ndodhen sulmet. Familjaret kërkojnë njeri-tjetrin, te mbijetuarit u vijnë ne ndihme te plagosurve. E ndërsa Belgjika është ende e shokuar dhe ne zi për jetet e humbura, policia vazhdon kërkimet per persona te tjere te përfshire ne sulme. Disa media raportuan gjithashtu se xhihadistet kishin planifikuar te sulmonin edhe centralet nukleare dhe kishin tentuar te rrëmbenin edhe drejtuesin e njërit prej tyre. E ndërkaq, i dyshuari kryesor per sulmet e Parisit, Salah Abdelsam, arrestimi i te cilit përshpejtoi sulmin e terroristeve ka ndërruar mendje. Ai nuk do te kundërshtoje ekstradimin ne France. Sipas avokatit te tij, Abdeslam kërkon te largohet ne France sa me shpejt qe te jete e mundur, ne mënyre qe te shpjegohet per ato qe kane ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *