Subscribe

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, nuk ka preferuar të komentojë falimentim e një prej kompanive të tregtimit të naftës, e cila duket se është përfshirë në një skandal financiar. Sipas Gjiknurit organet që kanë nisur hetimin ndaj saj pritet edhe të zyrtarizojnë përgjegjësit e kësaj situate.

 

Prej disa ditësh, kompania e naftës ka krijuar amulli, pasi shumë qytetarë kishin blerë tollona me çmime më të lirë se tregu, ndërsa edhe bizneset me të cilat ka bashkëpunuar Gulf janë përfshirë në borxhe të ndërsjella. Por çka e rendon edhe më shumë  skandalin financiar të kompanisë, është fakti se ajo i ka detyrime të paguara edhe administratës tatimore në 40 milion lekë, ku peshën kryesore e mban mos pagimi i tatimit mbi vlerën e shtuar.

 

Kjo situatë nisi me dorëheqjen e aksionarit, një shtetas i huaj i cili njoftoi se largohet për arsye personale, ndërsa në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk ka ende një pronar të ri. Ndaj kompanisë e cila njihet në organet tatimore me emrin Sun Petrolium, kanë nisur hetimet nga krimi ekonomik, por deri më tani nuk ka ende një rezultat të hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *