Prej tre ditësh, helikopteri ushtarak vijon të qëndrojë në ujërat e liqenit të Shkodrës, ndërkohë që grupet e hetuesve kanë mundur të nxjerrin vetëm pjesë vogla të tij. Prokuroria dhe policia urdhëruan nisjen e procedurave për nxjerrjen e kabinës, me qëllim ekspertimin e grupit të komandimit dhe kutisë e zezë. Ndërkohë organi i akuzës ka vendosur edhe thirrjen e një grupi ushtarakesh, të cilët do të asistojnë në ekspertizën teknike për të mësuar më shumë mbi shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit EC 145. Nga ana tjetër, hetuesit kanë kërkuar nga regjimenti i Farkës, komanda e forcës ajrore, por edhe kulla e Rinasit, të gjitha lëvizjet e helikopterit, trajnimin e pilotëve, por edhe dokumentacionin e kushteve në të cilat mjeti eshë ngritur në fluturim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *