Subscribe

Ndonëse për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit në të paktën 3 raste babë e bir Astrit e Nelgert Pata u dënuan me nga 8 vite burgim dhe 3 milionë lekë gjobë nga Gjykata e Lartë, e cila la në fuqi vendimin e Apelit. Prej pak kohësh, që të dy ata kishin lënë qelitë e burgut, pas dënimit në vitin 2009, ndërsa hetuesit dyshojnë se Pata mund të jetë sulmuar për veprimtarinë e tij të mëparshme lidhur me trafikimin e vajzave për prostitucion. Në vendimin e Gjykatës shpjegohet dhe se si të dëmtuarat detyroheshin të prostituonin, ndërsa paratë e xhiros ditore i mbanin të mbyllura në kasafortën e një apartamenti. Më pas aty vinte një tjetër person, i cili i merrte e ia dërgonte Astrit e Nelgert Patës në Shqipëri. Babë e bir kishin arritur të trafikonin tre vajza duke i mashtruar se do i dërgonin jashtë për pushime. Pasi i zhvendosnin në Greqi me pretendimin se do të pushonin aty i kërkonin që të udhëtonin drejt Norvegjisë. Këtu vajzat detyroheshin të punonin si prostituta në shtëpi të marra me qera nga babë e bir. Madje sipas dëshmive, në Norvegji ata bënin dhe lajmërime në gazetat e përditshme për shërbime seksi. Dy personat e shoqëruar nga policia si të dyshuar që kishin lidhje me konfliktin u lanë të lirë ndërsa Nelgert Pata është shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *