Subscribe

Oficeri i Policisë së Ersekës, Edvin Meko, i shpallur në kërkim, si kultivues i hashashit dhe bashkëpunëtor me disa kultivues te tjerë, dyshohet se fshihet në Greqi.
Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se Meko, ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër në shtetin fqinj dhe për këtë është kërkuar ndihma e autoriteteve greke. Nga ana tjetër, punonjësi i policisë në bazë të të dhënave të sistemit TIMS, nuk rezulton zyrtarisht që të ketë dalë jashtë kufijve të territorit te Shqipërisë ne mënyre te rregullt. Të njëjtat burime shtojnë se Meko është larguar drejt Greqisë, pak para se të zhvillohej operacionit sekret antikanabis, duke përfituar edhe nga afërsia gjeografike me kufirin. Meko u shpall në kërkim më datën 23 gusht të këtij viti, pasi oficeri i policisë, nëpërmjet familjarëve të tij, ka kultivuar disa parcela me kanabis në zonat malore të Ersekës. Gjatë operacionit, policia bëri të mundur asgjësimin e rreth 17 mije rrënjëve kanabis në zonën e Qinam-Radovickës në Ersekë, ndërsa Prokuroria konfirmoi se operacioni është dekonspiruar nga 35-vjeçari Meko. Ky i fundit është përgjuar teksa njoftonte me SMS Mariglen Nuredini, që të largohej nga parcelat bashkë me provat që mund t’i implikonin ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *