Subscribe

Dy karikatorë kallashnikovësh u derdhen mbi 11 persona duke vrare tre dhe plagosur rende te tjerët. Edhe pse dyshohet se pjesëtare te familjes Çapja kane qene te armatosur, reagimi ka qene i pamundur. Nga te dhënat hetimore, dyshohet se vrasësit kane qene te mirinformuar se brenda ambienteve te lokalit, ndodheshin te gjithë pjesëtare me njohje farefisnie mes tyre. Rrezja e te shtënave tregon se objektiv, nuk ka qene vetëm nje person, por te gjithë te pranishmit. Ne vendngjarje mbërriti dhe Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardian Cipa, i cili inspektoi nga afër zonën ku dyshohet se mund te jene larguar atentatorët. Te ndihmuar nga nje mjet dyshohet se vrasësit kane ngjitur Malin e Krastës per te humbur gjurmët. Aty pranë kane hedhur dhe armët e zjarrit, te cilat u gjeten nga policia.
Policia sekuestroi te gjitha filmimet e kamerave te sigurisë, te cilat mendohet se kane fiksuar skenën. E gjithë zona përfshi dhe ambientet e lokalit, monitoroheshin nga kamera, te cilat ishin vendosur nga familja Çapja, kjo per shkak te hasmërisë.
Gjatë gjithë natës, duke u gdhirë e enjtja, Forcat Renea, forcat e Ndërhyrjes së Shpejte dhe Policia lokale, ushtruan dhjetëra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh. Në komisariate u shoqëruan për verifikim 46 persona. Postblloqet u vendosën kryesisht në akset rrugore kombëtare, ndërsa kaluan në sitë edhe mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve, ku dyshohej se mund të ishte fshehur automjeti i vrasësve. Grupi hetimor sekuestroi mbrëmë 2 automatikë, që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autoret e krimit, dy krehra pa fishekë, një krehër me 26 fishekë si, 65 gëzhoja.
Me zbardhjen e ditës, hetuesit u rikthyen në lokalin në periferi të qytetit ku ndodhi ngjarja. Rreth 500 metra larg, u gjet edhe një arme e trete automatike. Prokuroret dyshojnë se atentati ka ndodhur për hakmarrje. Agron Çapja 50 vjeç, Ardit Sinakoli 27 vjeç dhe Eno Bedalli 38 vjeç, emra të njohur edhe më parë për drejtësinë, humbën jetën menjëherë pas krimit. Ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën Arnold, Florenc e Fejzulla Çapja, Bujar Reshka, Luan e Ferit Muça, Ardian Zharri dhe Erdis Sulku. Për çdo person që jep informacione mbi vrasësit, policia jep 3 milionë lekë. Familja Çapja ka patur një konflikt të hershëm me familjen Mema. Që nga viti 2005, mes palëve janë shënuar disa viktima në Elbasan, Tiranë dhe në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *