E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hetimet për lendimin e qytetarëve në mitingun e PD

Prokuroria do të dërgojë në Gjermani analizat per personat, të cilët u lënduan gjate mitingut të Partisë Demokratike. Organi i akuzës i kontaktuar nga Vizion Plus ben me dije se nuk ka laborator shkencor te specializuar për nxjerrjen e rezultateve të sakta, qe do te përcaktonin shkakun e komplikacioneve te qytetareve. Të dëmtuarit kishin irritim te lëkurës, skuqje të syve dhe probleme ne frymëmarrje. Prokuroria ka sekuestruar disa prozhektore ndriçimi, të përdorur ne miting. Deri më tani, akuza zyrtare e Prokurorisë është ajo e pengimit të subjektit zgjedhor të parashikuar në nenin 325 i kodit penal.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë