Subscribe

Prokuroria e Krimeve të Rënda e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, kanë nisur hetimet për përfshirjen e të tjerë oficerëve të policisë në kultivimin e hashashit në Vlorë.
Burime pranë organit të akuzës thanë se agjenti i antikrimit Renald Avdyli, dyshohet se bashkëpunonte me të tjerë efektivë për ruajtjen e parcelave me kanabis.
Veç tij janë prerë fletëarrestet dhe për 3 persona të tjerë si të përfshirë në trafik. Kështu, gjatë operacionit, i cili vijon ende, janë sekuestruar 23 kilogram kanabis, 3700 bimë në proces tharje dhe 5700 të mbjella, të cilat u asgjësuan. Sipas organit të akuzës, operacioni mbështetet nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Tiranës në fshatrat Vranisht Vezhdanisht e Treblovë në Vlorë. Kjo pas dyshimeve se elemente nga policia lokale mund të jene te përfshirë. Deri më tani, nuk është arritur të arrestohet asnjë prej të dyshuarve kryesorë si kultivues.
Në pranga kanë rënë vetëm punëtorët dhe ata që konsiderohen si roje të parcelave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *