E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hetimet për grabitjen në Rinas

Policia sekuestroi të gjitha kamerat e sigurisë së vjedhjes spektakolare në aeroportin e Rinasit. E denjë për një skenar filmi grabitja e të paktën 1 milionë eurove u krye brenda tre minutave. Pamjet tregojnë se fillimisht një person i veshur me jelek fosforeshent të njëjtë me punonjësit e Rinasit, hap portën e cila përdoret për automjetet që furnizojnë me karburant avionët. Në momentin e shkatërrimit të menteshave të derës brenda terminalit nuk ndodhej asnjë roje. Prej këtu duket makina tip benz me ngjyrë te kuqe që futet brenda perimetrit të pistës dhe në një hark kohor prej tre minutash kryen grabitjen. Ky automjet u gjet më pas nga policia 2 kilometra larg vendit të ngjarjes i djegur. Sipas autoriteteve, makina rezultonte të ishte vjedhur në muajin mars në qytetin e Pogradecit. Policia ka zbardhur skemën dhe mekanizimin e lëvizjes së grabitësve, të cilët kanë qenë të veshur me jelekë të kompanisë qe kishte për detyrë ruajtjen e aeroportit si edhe me paruke e arme.

“Autorët e grabitjes së djeshme kanë qenë me maska, paruke dhe armë. Një person kapërceu portën për të hyrë në pistë. Persona të maskuar me maska e paruke, të armatosur me kallashnikov kanë grabitur më pak se 1 milion euro. Grabitësit nuk kanë qëlluar me armë. Paratë u morën në automjetin e blinduar të sigurisë. Në pistë u fut një makinë benz mercedez”.

Ndërkohe sipas policisë shuma e grabitur nuk shkon me shume se nje milionë euro, pavarësisht se ne fillim u dyshua te ishte disa here me e madhe. Ervin Hodaj u mundua te sqaronte se sigurinë ne portat hyrëse te aeroportit sipas ligjit, duhet ta garantonte autoriteti i avionit civil, e jo forcat e Policisë se Shtetit.

“Me një tjetër letër i është kërkuar ndërhyrje koncensionarit për sigurinë, por autoriteti i aviacionit civil nuk ka kthyer përgjigje. Për ngjarjen janë kualifikuar ekspertët më të mirë, po punohet në disa pista. Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për dhënien e informacionit, duke ruajtur anonimatin. Garantojmë siguri brenda aeroportit”.

Reklamë

Një nga pistat e hetimit ku janë përqendruar hetuesit është edhe fakti që grabitësit mund të kenë patur bashkëpunëtore brenda policisë private punonjesit e te cilës po mbahen nen masën e shoqërimit. Ndërkohe, vetë drejtori i Policisë Shkencore qëndruan deri orët e vona në vendin ku u braktis makina. Gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën disa sende, të cilat dyshohet se mund të jenë hedhur nga grabitësit. Mes tyre një thes, por edhe një bidon, i cili dyshohet se mund të ketë pasur benzinë dhe është përdorur për djegien e makinës. Tashmë pritet verifikimi në laboratorin shkencor për gjurmë të mundshme gishtërinjsh, ndërkohë që vazhdojnë kontrollet në terren.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë