E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Hetimet për evazion fiskal, Ronaldo pranon gjobën 18.8 mln euro

Kristiano Ronaldo duket se ka vendosur ti zgjidhe telashet një herë e mirë me drejtësine spanjolle. Gazeta “El Mundo Deportivo” bër\ri të ditur se ylli I Real Madrid ka pranuar të bëjë një marrëveshje me autoritetet për cështjen e evazionit fiskal në këmbim të një dënimi më të ulët.

 

Reklamë

Gazeta spanjolle shkruan se asi portugez ka pranuar kater akuza me qëllim që të përfitojë edhe nga uljet që përfitojmnë në këtë rast legjislaciono spanjoll. Së pari detyrimet që ai do të dërdhe në shtet të cilat ishin fshehur do të zbresin nga 14.7 milion ne 5.7 milion euro.

 

Reklamë

Pjesa tjeteër e rëndësishme që po diskutohet është dënimi që ai do të marrë për këto shkelje ligjore. Avokatët e Ronaldos kërkojnë që dënimi I pritshëm me dy vite burg të konvertohet me gjobë dhe jo me dënim me kusht.

 

Në rast se kjo gjë pranohet nga autoritetet spanjolle, atëherë 33 vjecari duhët të paguajë edhe 18.8 milion euro të tjera nga xhepi I tij për të mbyllur njehere e mirë telashet me drejtësine e këtij vendi.

 

Ky problem duket se ka qënë edhe një nga arsyet kryesore pse bomberoi I Real Madrid ka vënë në dyshim serioz largimin nga “Bernabeu” gjatë merkatos së verës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë