Kronikë
Hetimet për eshtrat në Kurbin, dyshohet se i përkasin një 16-vjeçari të zhdukur në 2015

Mbetjet kockore që u gjetën në Fushë Kuqe të Kurbinit janë dërguar për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë ose jo për vrasje.
Reklamë
Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë të gjithë listën e personave që janë zhdukur 10 vitet e fundit në këtë zonë.
Dyshimet e para janë se eshtrat mund t’i përkasin 16-vjeçarit nga Mamurrasi, Mariglen Gjonaj.
I riu rezulton i zhdukur prej muajt maj të vitit 2015, ndërsa u është marrë ADN-ja familjarëve të tij për të bërë krahasimet. Mbetjet kockore u zbuluan në një zonë me ferra e shkurre.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




