Subscribe

Një ditë pas vrasjes se tipit mafioz të ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, Vizion Plus, zbardh dinamikën e ngjarjes nga këqyrja e kamerave të sigurisë. Këto janë pamjet e brendshme të lokalit “De Niro” ndërsa viktima Elton Çiça qëndronte i ulur përballë derës kryesore, së bashku me tre miqtë e tij. Pak sekonda përpara ekzekutimit 36-vjeçari me origjinë nga Tepelena u pyet për identitetin e tij dhe më pas u qëllua me dy plumba në kokë. Por ekspertët e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit pohojnë se, atentatorit iu bllokua pistoleta në momentin e vrasjes se Çiçës, teksa miqtë e viktimës tentuan ta neutralizojnë vrasësin, por pa sukses. Gjithashtu, ekspertiza pohon se, vrasësi ishte i veshur me pantallona xhins dhe mbante një kapele në kokë. Ndërkohë, si bashkëpunëtorë të atentatorit qëndronin edhe dy persona të tjerë jashtë lokalit, të cilët nuk duken qartë, pasi kamerat e sigurisë nuk i kane fokusuar. Miqtë e Elton Çiçes, u munduan të reagojnë, madje shoku i tij i  ngushtë ka nxjerrë armën që mbante pa leje viktima në çantë, por atentatori mundi të largohej qetësisht, duke rritur dyshimin se ky i fundit ishte një vrasës me pagesë.  Menjëherë pas ekzekutimit mafioz, autorët u larguan ndërmjet pallateve, të cilat ndodhen pas stadiumit “Dinamo”. Rreth 15 persona u morën në pyetje ne policinë e kryeqytet, por deri në këtë fazë të hetimeve ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Sa u takon motiveve te krimit, ekspertet dyshojnë se behet fjale për hakmarrje, pasi 36-vjeçari Çiça dyshohet se vrau njërin nga grabitësit, i cili dhunoi prindërit e tij ne Tepelene. Ndërkohe, burime te policisë konfirmojnë se ne polici është shoqëruar Ervis Imeri.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *