Subscribe

Ndërsa policia vijon asgjësimin e sasisë rekord prej 3 tonësh hashash te gjetur te enjten në nje fshat 12 kilometra larg Burrelit, i dyshuari kryesor per lenden narkotike, 45-vjeçari Shpetim Lika nuk është arrestuar nga forcat e rendit. Ai dyshohet se fshihet ne zone, tek persona qe besohet se kane qene bashkëpunëtore te tij ne kultivimin, korrjen dhe përgatitjen e kanabisit per shitje. Burime te policisë sqarojnë se sasia e madhe e drogës dhe sipërfaqja e madhe e mbjelle tregojnë per nje grup te organizuar qe ka shfrytëzuar terrenin malor per te siguruar kete sasi te madhe hashashi. Pas tharjes ne magazine, droga do te behej gati per t’u shitur tek nje tjetër grup kriminal qe merret me trafikimin jashtë kufijve. Policia dyshon gjithashtu se grupi i strukturuar kriminal, ka edhe zona te tjera te thella ku ka kultivuar hashash. Burime per Vizion Plus bëjnë me dije se zbulimi i kësaj sasie gjigante ka qene pjese e një operacioni te forcave speciale ne bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit. Sasia e kanabisit të asgjësuar nga policia ditët e fundit në rrethin e Matit arrin në 12 966 rrënjë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *