Ende asnjë i arrestuar për 790 kg kanabis sativa të kapur një ditë më parë në gjirin e Bristanit në Karaburun. Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e trafikantëve që kanë braktisur sasinë e hashashit. Të mërkurën gjatë një kontrolli në zonë, policia gjeti dhe sekuestroi sasinë e madhe te drogës, të ndarë në 50 pako. Në të njëjtin vend uniformat blu gjetën edhe disa bidonë me benzine. Burimet bëjnë me dije se sasia e lëndës narkotike është braktisur në gjirin e Bristanit me gomonen e kapur mbrëmjen e së martës në Darëzezë te Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *