Subscribe

Policia ka nisur hetimet për zjarrin që përfshiu një ditë më parë fabrikën e riciklimit në Kashar.

 

Një grup i zjarrfikësve dhe policisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar më shumë mbi shkaqet e flakëve. Sipas hetuesve, në momentin e rënies së zjarrit në fabrikë nuk ndodhej asnjë punonjës, por nuk përjashtohet pista e zjarrvenies se qëllimshme. Pas marrjes në pyetje të punonjësve, ata thanë se në fabrikë nuk ndodhej asnjë person, pasi puna nuk kishte nisur ende.

 

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe rojet e sigurisë që ruanin objektin ku ra zjarri. Sërish sipas deklarimeve të tyre në fabrikë nuk ndodhej askush.

Nga ana tjetër, ekspertët thanë se fabrika ishte e pajisur me të gjitha kushtet e sigurisë antizjarr, por që të cilat nuk u arritën të viheshin në punë.

Për rreth tre orë të dielën zjarrfikëset nga Tirana dhe Vora, të ndihmuara edhe me bote uji nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në bashki arritën të shuanin zjarrin e rënë në fabrikë.

Për ngjarjen pronari i biznesit i cili është njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës së riciklueseve Vullnet Haka, nuk pranoi të flasë për mediat, por tha se do t’ia lërë në dorë hetimeve përcaktimin e shkaqeve.

Biznesi në pronësi të tij i cili është i siguruar nuk është hera e parë që përfshihet nga flakët. Për këtë zjarrfikëset e kishin penalizuar me gjoba administrative 20 mijë lekëshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *