E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hetimet për diplomën e Këlliçit, dëshmon në Prokurorinë e Posaçme nëndrejtoresha e “Harry Fultz”

Nëndrejtoresha e shkollës “Harry Fultz”, u thirr nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar për hetimet ndaj Belind Këlliçit.

Brikena Baxhaku qëndroi në SPAK përreth 1 orë e 40 minuta.

Për mediat ajo konfirmoi se ishte thirrur për tu marrë në pyetje për diplomën e Belind Këlliçit, por refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve nëse ish- deputeti i ka përfunduar studimet e plota.

Demokrati Belind Këlliçi është kallëzuar në SPAK nga Avokati Idajet Beqiraj për falsifikim të diplomës së gjimnazit.

Më 26 dhjetor të  vitit të kaluar ai u mor në pyetje nga SPAK për 2 orë rresht për të dhënë shpjegime për hetimet që prokurori Elvin Gokaj po bën për të.

Vazhdo të lexosh

Reklamë