Subscribe

Dyshimet se trafiku i drogës në territorin shqiptar me avionë është rikthyer janë shtuar. Në orët e para të mëngjesit të 20 marsit Policia e Shtetit ka marrë informacion se në zonën e fushave të fshatit Akërni në Vlorë, po lëvizte në hapësirën tonë ajrore një avion i vogël tip Pipier. Ekspertet nuk kane vonuar te ngrëne dyshimet se ai do të transportonte lëndë narkotike. Policia e Kufirit dhe shërbimet e Delta Forcë nisën një operacion për të identifikuar avionin e për ta ndalur atë, ndërsa u kërkua edhe bashkëpunimi i homologëve italianë. Por Prokuroria e Krimeve të Rënda pohon se, avioni mund të jetë ulur në një pistë greke, por ende nuk e kane përcaktuar vendin e sakte. Uniformat blu kane shoqëruar tre persona nen dyshimin se janë të lidhur në këtë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit te lëndëve narkotike. Burime nga Policia e Shtetit i thane Vizion Plus se tre te shoqëruarit në qytetin e Vlorës me makinat e tyre do të çonin lëndë narkotike në fshatin Akërni për ta transportuar më pas ate me avion. Në mbështetje të policisë shqiptare janë ngritur edhe 2 avionë italianë, F-16, por pa mundur te lokalizojnë mjetin fluturues sportiv.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *