Subscribe

Në një kohë që Albert Veliu është në pritje të përgjigjes nëse mund të përfitojë azil apo jo në shtetin Kosovar, prokuroria pritet të marrë javën tjetër ekspertizën audio të përgjimit. Pas nisjes së hetimeve për materialin e transmetuar nga Partia demokratike prokuroria e dërgoi atë në një laborator të specializuar në Itali.

 

Burime nga organi i akuzës konfirmuan se përgjigja e letërporosisë nëpërmjet ministrisë së drejtësisë pritet të vijë javën e ardhshme ku do të mësohet mbi vërtetësinë e materialit.

Pak kohë më parë vëllai i ministrit të brendshëm pretendoi se audio përgjimi nuk është i vërtetë dhe se zëri nuk është i tiji duke ngritur dyshime se regjistrimi ishte manipuluar në mënyrë të qëllimshme dhe ishte përdorur politikisht.

 

Tashmë prokuroria pret vetëm përgjigjen e laboratorit për të vazhduar të njëjtën linjë hetimi si ne atë të kallëzimit të rremë si në rastin Doshi-Bami.

 

Nga ana tjetër Albert Veliu, ka thënë në Prokurori se audio-regjistrimi është i vërtetë dhe ishte kryer prej tij, pasi kishte disa inate dhe xhelozi të vjetra me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Pas këtyre deklarimeve oficerë të prokurorisë shkuan në Vlorë në lokalin ku pretendohet se është realizuar përgjimi ndërsa sekuestruan kamerat e sigurisë edhe të bizneseve të tjera në zonë.

 

Për çështjen u regjistruan dy procedime penale njëri në prokurorinë e Tiranës dhe një tjetër tek krimet e rënda por që më pas u bashkuan në një të vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *