Prokuroria e Elbasanit ka çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore, tre gjurmë gishtash dhe një profil ADN-je, që u gjetën në makinën tip “BMW x6”, me të cilën dyshohet se do të kryenin atentatin Arben Spahihu dhe Arsen Preçi.

 

Hetuesit synojnë të zbardhin identitetin e të gjithë personave të tjerë, të përfshirë në atentatin e dështuar dhe që kanë përdorur mjetin, në të cilin u gjetën 3 armë kallashnikov dhe dy shishe me benzinë.

 

Organi i akuzës po e heton ngjarjen si të lidhur me grupin e Erion Alibej.

 

Nga provat e mbledhura deri më tani, hetuesit mendojnë se dy të ndaluarit mund të ekzekutonin Elton Kilën, i njohur ndryshe dhe si Oti i Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *