E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Hetimet për atentatin ndaj Hykes, dyshime për borxhet

Nje dite pas atentatit mafioz ndaj biznesmenit Tefik Hyka, i cili u plagos rende, policia ka ngritur si pistë kryesorë, atë të borxheve të pashlyera.

 

Hyka, ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë, prej disa kohësh, kishte marrë kërcënime për jetën dhe për këtë arsye, dy vitet e fundit kishte jetuar në Turqi dhe Francë.

 

Reklamë

Ndërkohë, familjaret u kane thënë hetuesve se i plagosuri kishte dhënë para me fajde. Kohët e fundit Hyka, lëvizte gjithmonë me një truprojë, i cili ishte i pranishëm edhe në momentin e atentatit, mesditën e së mërkurës pranë stadiumit “Dinamo”.

 

Burime nga prokuroria pohojnë se, njëri nga atentatorët është fiksuar nga kamerat e sigurisë kur zbret nga motori tip “Yamaha”dhe i afrohet objektivit, por megjithatë identifikimi  mbetet i vështirë.

 

Policia po heton edhe një pistë të dytë, atë qe lidhet me nje vrasje të ndodhur në vitin 1995, ku i dyshuar në krim ka qenë edhe ish-pronari i fabrikës se tullave Tefik Hyka.

 

 

Më shumë video

Reklamë