Subscribe

Pas mesazheve te marinarit egjiptian se e ka shitur anijen për 100 mije euro te trafikantët Prokuroria e Krimeve te Renda ka kërkuar nga autoritet egjiptiane nisjen e kërkimeve per 2 shqiptarët, të cilët u mbajtën peng. Në koordinim dhe me Ambasadën Shqiptare në Egjipt pritet të nisin kërkimet për Luan Memën dhe Dhimitër Malajn të cilët sipas pengmarrësit Salam u lanë të lirë në Aleksandri pas shitjes së anijes. Ndërkohë janë njoftuar dhe autoritetet portuale, por edhe ato të rojës bregdetare, pasi dyshohet se dy marinarët mund të lëvizin me barka drejt Shqipërisë. Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam, i cili mori peng anijen “Çelepia 2” dhe ekuipazhin e saj me dy shqiptar, Luan Memen dhe Dhimitër Malajn, ka komunikuar rregullisht me punëdhënësin e tij Florian Çelepia. Fillimisht ai i kërkoi 70 mijë euro e nëse kjo nuk plotësohej do të mbyste anijen së bashku me dy marinarët. Një ditë më pas Salam në komunikimet me sms me pronarin shqiptar tha se anijen e ka shitur për 100 mije euro disa personave për të transportuar klandestinë. Mesazhet telefonike u janë vënë hetuesve në dispozicion, ndërkohë që lokalizimi anijes ende nuk është bërë i mundur. “Çelepia 2” u largua nga Porti i Durrësit 9 ditë më parë, ndërkohë që policia kufitare e shpalli të zhdukur 4 ditë më vonë. Roja bregdetare e Ministrisë së Mbrojtjes në momentin që u lajmërua nga policia kufitare bëri kërkime nga Kepi i Palit deri në Kepin e Rodonit, por pa asnjë gjurmë të anijes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *