Subscribe

Autoritetet italiane kane nxjerre nga vagonat e shkatërruar te dy trenave te përplasur ne aksidentit tragjik te nje dite me pare te gjithë trupat e pajete. Numri i viktimave është 23, ndërsa te plagosurit janë 52, nje pjese e te cilëve vijojnë te marrin mjekim ne spital. Operacionet e kërkim-shpëtimit u zhvilluan edhe gjate nates dhe ditës se sotme dhe nuk rezulton asnje i zhdukur. Tashme jane identifikuar edhe te gjithë personat qe humben jeten. Paralelisht kane nisur hetimet per te hedhur drite mbi përplasjen fatale te ndodhur ne Pulja. Dy jane pistat kryesore: gabim njerëzor ose defekt mekanik. Detaje te tjera pritet te dalin nga analizimi i kutisë se zeze te trenit qe vinte nga Bari, e cila është rikuperuar e paprekur ne vendngjarje. Te shumta ishin mesazhet e ngushëllimit, qe nga Papa Françesku te presidenti rus Vladimir Putin. Ndërkohe qe kryeministri Renzi nga vendngjarja premtoi zbardhjen e plote te aksidentit tragjik. Impakti mes dy trenave ishte vërtet shume i forte, per shkak se te dy udhëtonin me nje shpejtësi prej 110 kilometrash ne ore. Autoritetet italiane i krahasuan pasojat e përplasjes me ato te rrëzimit te nje avioni. Gjithashtu ata kane nisur mëngjesin e kesaj te mërkure edhe procesin e identifikimit te viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *