Subscribe

Këto janë pamjet e publikuara nga policia italiane gjatë aksionit për kapjen e 2.5 tonëve marihuanë dy dite me pare në ujërat e Adriatikut. Vlera e ngarkesës arrin ne 20 milionë euro.

 

Në njoftimin e Guardia di Fnanca theksohet se bëhet fjalë për 2.5 ton marihuanë, e cila do të mbërrinte në Itali dhe më pas do të shpërndahej në Europë.

 

4 shqiptarë të moshës nga 30 deri në 40 vjeç ranë në pranga, ndërsa policia sekuestroi edhe një armë e tipit kallashnikov si dhe 30 fishekë.

 

Dy nga katër shqiptarët e arrestuar kishin precedent të mëparshme penale për trafik të lëndëve narkotike.

 

Sipas autoriteteve italiane, pasi u pikasen nga policia, trafikantët u munduan të largonin me shpejtësi gomonen rreth 10 metra te gjatë te pajisur me 2 motorë të fuqishëm, ndërsa një pjesë të lëndës narkotike e hodhën në det.

 

Operacioni i cili rezultoi me kapjen e trafikantëve shqiptarë dhe sekuestrimin e lëndës narkotike nga policia italiane, u finalizua në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *