Të paktën 21 persona mbetën të vdekur në aksidentin tragjik në Itali një natë më parë. Mes viktimave janë një foshnjë disa muajsh dhe një vajzë 12-vjeçare.

 

Ngjarja e rëndë u shënua në afërsi të qytetit të Venecias kur një autobus i mbushur me turistë nga disa shtete u rrëzua nga ura në binarët e shinave të trenit në zonën e Mestrës.

 

Turistët që mbetën të vdekur nga aksidenti të identifikuar deri më tani janë pesë shtetas ukrainas një gjerman dhe shoferi i autobusit, italian.

 

Autobusi besohet se ishte marrë me qira për t’i dërguar turistët në Venecia nga një kamp i afërt. Në disa raportime është thënë se autobusi ishte elektrik dhe bateritë shpërthyen në flakë kur mjeti u përplas me binarët dhe telat e energjisë.

 

Shkaku i tragjedisë nuk dihet ende, ndërsa një dyshim është që shoferi mund të ketë humbur vetëdijen si pasoje e ndonjë sëmundje ose pagjumësisë.

 

Të paktën 18 persona janë plagosur, pesë prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se është duke i vëzhguar nga afër zhvillimet dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *