Operacioni antiterrorizëm i shtrire ne tre shtete nuk ka mbaruar ende. Policia e shtetit beri me dije se forcat e antiterrorit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me dy vendet fqinje, Kosova e Maqedonia, po kërkojnë bashkëpunëtore te tjerë te katër personave qe u arrestuan ne Shkodër. Burime kofidenciale theksojnë së Ergys Falsia, ishte kreu i kësaj organizate, e cila akuzohet per nxitje te urrejtjes dhe rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah ISIS. Pjese e rrjetit ishin edhe 16 persona te tjerë, nga këta 5 të huaj dhe 11 shqiptarë, qe dyshohet se bënin propagandë terroriste. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në të njëjtën orë edhe në qarqet e tjera të vendit si Tiranë, Dibër, Elbasan, pasi dyshohet se kishin anëtar e mbështes edhe në këto qytete. Pasditen e së shtunës të prangosurit mbërritën në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit dhe pas marrjes në pyetje, nuk pranuan asnjë nga akuzat e ngritura. Por burime te rezervuara theksojnë se Ergyes Faslia kishte bazën e tij kryesore në Maqedoni dhe nga andej, dyshohet se ka dërguar shtetas në mbështetje të luftëtarëve terroriste të ISIS në lindjen e Mesme. Arrestimet ndërkohë vijnë vetëm pak dite para zhvillimit ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodrës te ndeshjes Shqipëri – Izrael , e vlefshme per eliminatoret e botërorit 2018. Prej ditësh  jo vetëm policia, por edhe shërbimi sekret dhe forcat antiterror kishin marre masa per te shmangur çdo lloj incidenti gjate kësaj ndeshjeje. Por zyrtarisht nuk ka njoftime qe lidhin aksionin antiterrorizem me praninë e ekipit izraelit ne Shkodër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *