Subscribe

Prokuroria e Krimeve te Renda u ka nisur nje letër- porosi autoriteteve italiane per verifikimin e deklarimeve te pilotit italian Guido Guidi. Ai ka dëshmuar se ka takuar dy persona ne nje bar ne Milano te Italisë, te cilët e kane përfshire ne linjën e trafikut te hashashit. Por Prokuroria kërkon qe pala italiane te beje verifikimin e kamerave te sigurisë, sipas dëshmisë se Guidit, per te pare nese theniet e trij qëndrojnë, apo jane trillime. Vetem pas marrjes se pamjeve do te behet verifikimi i personave, pasi piloti pretendon se nuk i mban mend emrat e tyre. Ndërkohe piloti italian ndodhet ne nje hotel ne Durres nen ruajtjen e policisë. Ndonëse nuk eshte ne gjendje arresti, ai nuk mund te largohet nga vendi pasi prokuroria i ka sekuestruar pasaportën deri ne përfundim te hetimeve paraprake. Aktualisht, ai akuzohet për kalim te paligjshëm te kufirit. Por dyshimet me te forta janë per trafikun e drogës me avionin “Piper”. Ne zonën e Ishmit ku ngeci avioni, ishte ndërtuar nje piste 1.5 kilometra e gjate, enkas per uljen e avionëve te vegjël. Ndërkohë, Prokuroria ka marrë në pyetje pronarët e tokës e sipas tyre trualli ishte sheshuar për hipizëm. Në vendin ku u ul avioni hetuesit kanë gjetur dhe gjurmë gishtrinjsh, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për ekzaminime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *