Subscribe

Këto janë pamjet  me dronë që shfaqin momentin  kur grupi i serbëve të armatosur arriti të largohej pas rrethimit nga policia e Kosovës.

 

Videoja e publikuar  tregon momentin  se si një numër  i personave të armatosur të grupit kriminal u arratisën në këmbë dhe kaluan malin drejt Serbisë.

 

Autoritetet bëjnë me dije se 2 serbë të tjerë janë arrestuar, duke e çuar në 8 numrin e tyre, ndërsa brenda një makine të parkuar është gjetur një arsenal armësh.

 

Ende nuk dihet nëse personat e prangosur kanë ose jo lidhje  me sulmin në veri. Po ashtu një incident është raportuar ne polici  nga një grua. Ajo ka deklaruar se i është djegur mjeti pranë banesës së saj në  komunën e Leposaviçit, ndërsa ka theksuar se në momentin  e ngjarjes ka parë dy persona me kapele, të cilët janë larguar me shpejtësi.

 

Ndërkohe situata në Zveçan paraqitet e qetë.

 

Po ashtu vihet re prezencë e shtuar e automjeteve të policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR pranë fshatit Banjskë. Një pjesë e tyre mbikëqyrin manastirin, ndërsa pjesa tjetër kufirin në Jarinjë.

 

Prokuroria ne Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit njëmujor për 3 serbët, të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmin në veriun e Kosovës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *