E enjte, 5 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Video · Vendi

“Hetim të gjithë ish-ministrave”

Komisioni per Reformën ne Drejtësi ka rene dakord qe te mos kete amnisti per askënd, as per ish-ministrat. Maxhoranca dhe opozita ka gjetur gjuhen e përbashkët ne Komision, qe neni 25, pika 3 e Kushtetutës i cili parashikonte se vetëm ish-ministrat e 3 viteve te fundit do te hetohen nga struktura e posaçme anti-korrupsion, te ndryshoje. Por kjo duket se është nder te paktat çështje per te cilat opozita dhe maxhoranca kane rene dakord ne mbledhjen e Komisionit. Demokratet kane goditur serish arkitekturën e sistemit te ri te drejtësisë, pasi sipas Bylykbashit qëllimi parësor i kesaj reforme është qe te garantoje drejtësi te shpejte per qytetaret. Por duket se ka nje këndvështrim tjeter shumica per te cilën eshte e panegociueshme struktura aktuale e sistemit. Per 5 ore me radhe demokratet dhe socialistet kane diskutuar kapitullin per gjyqësorin, duke zgjidhur çështjet teknike dhe duke s’postuar per ne fund çështjet per te cilat ka debat politik.

Më shumë video

Reklamë