Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i dërgojë organit të prokurorisë formularët e vetëdeklarimit të kryetarëve të bashkive të Kavajës dhe Krujës, Elvis Rroshit dhe Artur Bushit. Vendimi me votat e 7 anëtarëve të komisionit, u mor pas kontrollit që administrata e këtij institucioni i bëri formularëve, ku konstatoi se nevojitet një proces verifikimi më i specializuar. KQZ konstatoi se në përputhje me ligjin për dekriminalizimin, organi i Prokurorisë do të duhet të hetojë të dhënat në formularët e vëtëdeklarimit. Gjatë mbledhjes së fundit, KQZ nuk arriti të vendosë mbi zëvendësimin e mandatit të deputetit të Koço Kokëdhimës me Edmond Leken. Para vendimit, KQZ do të duhet të verifikojë formularin e vëtëdeklarimit të lekës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *