Subscribe

Komunikimin e parë për vitin 2022, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’ua dedikojë qytetarëve, duke dhënë përgjigje për pyetjet e tyre. Të interesuar për atë se çfarë do të prodhojë drejtësia e re gjatë këtij viti, Rama nxiti prokurorinë që të vazhdojë me të njëjtën frymë, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit pa asnjë kompromis.

 

 

“E pres unë po aq sa e pret populli që të ndëshkohen shkelësit e ligjit. Uroj shumë që të kemi akoma më shumë shenja të kësaj natyre nga sistemi i drejtësisë, as majtas, as djathtas, por vetëm drejt, drejt, drejt që të ndahet shapi nga sheqeri dhe të ketë integritet që nuk do të jetë kurrë i pacenueshëm nga thashethemet i atyre që duan të nxijnë të gjithë, por sidoqoftë, kur faktet të ndajnë shumëçka, edhe përbaltja do të jetë më e vështirë të ngjisë.”

 

Duke folur për hetime dhe ndëshkime, shefi i qeverisë pret nga drejtësia rezultate për skandalin e pagave dhe iu rikujton edhe njëherë bizneseve që kanë afat deri në 20 janar për të deklaruar të sakta rrogat e punonjësve.

 

“Është dërguar një letër nga drejtoria e tatimeve atyre që ne deklarimin e pagave rezultojnë të dyshuar për një pasaktësi që fsheh evazion dhe iu është kërkuar të ndërhyrjnë për ta vetërregyulluar deklarimin në 20 janar kur deklarohen pagat e punonjësve. Iu është bërë e qartë që leta do të shkojë te të gjithë punonjësit e kompanive ku Tatimet kanë një fokus për deklarim të pasaktë. Nëse do të hyjmë në hetim për evazion, kemi të bëjmë me shkelje penale që dënohet me burg. Reflektoni seriozisht sepse ne duam një klimë sa më pozitive, të favorshme për biznesin, por në asnjë mënyrë që të goditen pagat e punonjësve dhe pensionet e tyre.”

 

Një koment të shkurtër Edi Rama e bëri edhe për situatën brenda Partisë Demokratike, ndërsa ironizoi pretendimet se në projektin e Portit të Durrësit është i përfshirë Lulzim Basha.

 

“Nuk është problemi ynë, kemi kaq shumë çështje serioze për të diskutuar, është qesharakee ajo që po përjeton  sot opozita e zënë në kacafytjen grata-non grata.”

 

Kryeministri foli edhe për pandeminë, duke deklaruar se në ditët në vijim pritet një shtrëngim i masave për shkak të variantit Omicron. Ndërkohë, 2022 do të jetë viti i kalimit të 95% të shërbimeve online dhe kjo periudhë sipas Ramës, është lënë në dispozicion të qytetarëve që të mësohen dhe informohen për këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *