Ekonomi
Hetim i thelluar “siguracioneve”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur te hape hetim te thelluar per tregun e sigurimeve. Gjate nje inspektimi te bere ne kompaninë e brokerimit “Star Broker”, qe ben administrimin e shitjes se policave te sigurimit, konkurrenca ka gjetur shkresat e te gjitha kompanive te sigurimit se qe nga data 24 gusht 2016, shoqëritë do te aplikonin çmime me te larta. Me pas, kompania “Star Broker” ka bere ndryshimet e çmimeve. Autoriteti ka zbuluar se tarifat jane pothuajse te njëjta dhe lëvizin vetëm me 12 leke nga nje kompani te tjetra. Konkurrenca i ka gjobitur dhe njëherë keto firma per rritje te njehsuar te çmimit, por kjo nuk i ka trembur ato te vazhdojnë te ndjekin te njëjtat veprime.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




