E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Hetim bombolave të oksigjenit/ Faqet online pasurohen me frikën e qytetarëve

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për shitjet online të bombolave të oksigjenit. Trajtimi mjekësor në banesë i të infektuarave me koronavirus ka detyruar institucionin e akuzës të verifikojë të gjitha faqet online ku shiten aparatura oksigjeni, pasi pjesa më e madha e tyre dyshohet se i kryejnë shitjet në mënyrë të jashtëligjshme dhe se bombolat e oksigjenit janë çdo lloj standardi për kurimin e të prekurve.

Çmimi i një aparati oksigjeni në faqe të ndryshme online varion 500-800 euro. Por jepen edhe me qira ditore, vlera e të cilëve shkon 100-120 euro. Indicien e parë për nisjen e hetimeve të aparaturave të oksigjenit që shiten online, organi i akuzës e mori pas kallëzimit të dy vëllezërve, të cilët për babanë e tyre të infektuar me COVID-19 fillimisht përdorën aparatura oksigjeni që i kishin blerë në përmes Facebook-ut.

Reklamë

Ata  janë shprehur se babain e çuan në spital, 4 ditë para se ai të ndërronte jetë. Gjithashtu, prokuroria është duke hetuar edhe rastin e së dielës, ku një të moshuari i shpërtheu  bombola e oksigjenit, duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda. Mësohet se në këtë banesë u gjetën edhe dy bombola të tjera, të cilat dyshohet se janë blerë nga familjarët e tij.

Muajt e fundit, nisur nga rritja e të infektuarve me COVID-19, faqet online që shesin bombola oksigjeni kanë përfituar nga paniku i njerëzve duke shitur qindra aparatura te tilla.

 

Më shumë video

Reklamë