I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, foli në lidhje me përgatitjet e fundit që po bëhen për Festivalin Mbarëkombëtar të teatrove që kthehet pas 20 vitesh si aktivitet. Çuli pohoi se festivali do të zgjasë 8 ditë nga data 23 shtator deri në datën 30 shtator dhe në të do të marrin pjesë 14 trupa jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Shkupi, Prizreni, Mali i Zi etj.

 

Pyetjes nëse ka pasur trupa që kanë refuzuar pjesmarrjen ne festival për shkak se veprat nuk do të vihen në skene ne sallën e vjetër të TKOB, Hervin Çuli iu përgjigj duke thënë se deri tani nuk ka pasur problematike të kësaj natyre pasi kjo do të ishte absurde përsa kohe sipas tij ajo sallë ka degraduar.

 

Çuli shtoi se sezoni i ri artistik do të jetë i përqendruar në godinën e re moderne te “ArTurbina” e cila ofron kushte të shkëlqyera për artistet dhe artdashësit.

 

Lidhur me debatin për Teatrin Kombëtar ai shtoi se mbështet ndërtimin e një godine të re por nuk kundërshton as opsionin për rikonstruksion total.

 

“Salla e tetarit të vjetër është jo funksionale dhe krejtësisht e pamundur për të zhvilluar vepra atje ndërsa ne presim se çfarë do të ndodhe me godinën. Natyrisht përsa kohe kemi pranuar të marrim poste drejtuese edhe në punën tonë do të ketë presion edhe trysni siç po ndodh aktualisht me debatin për godinën e teatrit. Megjithatë kjo ka edhe anët e veta pozitiv pasi e gjitha do të konkludohet me dhënien zgjidhje të një problemi jetik për godinën e teatrit. Unë personalisht jam partizan i ndërtimit të një godine të re, por nuk do të isha kundër edhe nëse bëhet fjalë për një rikonstruksion total të objektit, mjafton të kemi një skene të re dhe të denje për artistet. Ky debat nëse duhet apo jo skene e re më duket i kotë dhe krejt pa vlerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *