Pjesëmarrja e Shqipërisë në Eurovizion ka shkaktuar gjithmonë debate, qoftë edhe në rastet e kualifikimit ashtu edhe në rastet e skualifikimit.

 

 

Hersi Matmuja ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, para 3 viteve me këngën “One Night’s Anger”. Pavarësisht performancës së mirë, Hersi nuk arriti të kualifikohej në natën finale.

 

 

Pas performancës së Linda Halimit në Eurosong, mbrëmjen e kaluar, Matmuja ka shkruar një status të gjatë në Facebook ku kritikon publikun shqiptarë për komentet para dhe pas festivalit.

 

 

“Nuk jam shprehur shpesh në rrjete sociale e asnjëherë nuk kam dhënë mend mbi artin dhe pse i kam të gjitha kompetencat por është në natyrën time”, – shkruan Hersi. “Këtë herë ndiej të them diçka! Shqiptarë boll dhatë mend mbi çdo këngëtar, këngë apo kompozitor që merr pjesë në Eurovizion”.

 

 

 

“Është turp! Mjaft! Gomari nuk fluturon! Lindita Halimi meritonte finalen padiskutim. Shumë vende që kaluan finalen as pubi më i vogël i Tiranës nuk i pranon!”, – përfundon këngëtarja.

 

 

Hersi tashmë është zhvendosur në Itali, ku dhe vazhdon karrierën si këngëtare lirike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *