Jamarber Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas përjashtimit të liderit historik të së djathtës nga grupi parlamenar i Partisë Demokratike.

 

Ai shkruan se po e shtyjnë të bëhet legjendë pasi po lufton kundër Soros që “i ka futur në xhep të gjitha pushtetet”.

 

“Berisha ka qene hero i democracise, tash po e shtyjne te behet legjende. Se pa asnje pushtet mbi bote po sfidon kryediplomatin e botes ne gjyq dhe po deklarohet burrerisht kundra Soros qe ka fut ne xhep gjithe politikanj, media, ojq e dreqtesi. Forcen me te madhe ka qe eshte vetvetja, burri me i ndershem ne kete vend dhe per pasoje i pashantazhueshem”, shkruan Malltezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *