Subscribe

Pas lajmit te komisionerit europian per zgjerimin Oliver Varehly se Bullgaria do te terhiqet nga vetoja e saj per Shkupin, duket se ka ndryshuar edhe qendrimi ne tre kryeqytetet e Ballkanit Perendimor per saminin e BE.

 

Kryeministri Rama, homologu i tij maqedonas, Kovacevski dhe presidenti serb Vucic kane konfirmuar pjesëmarrjen në takimin që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

 

Me ane te nje postimi ne rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se do të jenë aty, edhe pse është shumë herët për të qenë optimiste.

 

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm, ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës. Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për “Ballkanin e Hapur” që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria.”

 

Te njetin konfirmin ka dhene edhe Presidenca serbe, e cila konfirmon pjesemarrjen e Vucic ne samit.

 

“Vendimi për pjesëmarrje dhe qasje të përbashkët në samitin e Brukselit është një hap tjetër në luftën për përparimin e vendeve tona, por edhe një sinjal i qartë se pavarësisht pengesave të shumta, ne vazhdojmë të japim një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimit evropian.”

 

Kryeminsitri maqedonas Dimitar Kovacevski ka theksuar se nëse nuk sigurohet ecuria e integrimit evropian, do të jetë një problem serioz dhe një goditje për besueshmërinë e BE-së në Ballkan.

 

Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët vendeve anëtare të BE-së do të votojne per celjen e negociatave tw anetaresimit me Shqiperise dhe Maqedonise e Veriut, per dialogun Kosove- Serbi si dhe per mundesine e heqjes se vizave per Kosovën.

 

Po ashtu, do te merren në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *