Duke filluar nga dita e sotme, 1 maj, vendi ynë ka hequr cdo lloj kufizimi anti Covid.

 

Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik, i ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, thotë se heqja e kufizimevë eshtë një lajm shumë i mirë për sektorin e turizmit.

 

“Heqja e kufizimeve është një lajm shumë i mirë për sektorin e turizmit. Ne ishim në një pozicion mjaft të vështirë gjatë komunikimeve me partnerët tanë dhe i dërguam një letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë. Falenderojmë Ministrinë për vendimin që morën dhe që dëgjoi kërkersat tona”, tha Kasa.

 

Përsa i përket ndikimit të luftës në Ukrainë, Kasa tha se këtë vit priteshin në Shqipëri 180 mijë turistë nga Ukraina, Rusia dhe Bjelloruaisa.

 

“Në fakt ishte një kontigjent goxha i konsiderueshëm. 180 mijë turistë nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia priteshin të vinin këtë vit në Shqipëri. Për tregjet e tjera sic është tregu polak, nordik operimi vazhdon. Kishte një stopim të situatës, nga frika apo kërcënimet e presidentit Putin. Një pjesë e njerëzve ishin skeptikë. Ka flluar para një jave të ketë rritje të rezervimeve drejt vendit tonë”, theksoi Kasa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *