Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nje dalje publike sot pasdite per te mbajtur nje qendrim mbi ceshtjen “Ahmetaj”.

 

Deri me tani kryeministri nuk ka dhene asnje deklarate ne lidhje me kerkesen e SPAK per arrestimin e deputetit socialist i cili per nje kohe jo te vogel ka qene numri dy i qeverise, dhe njeriu me i besuar i Edi Rames.

 

Sot Kuvendi votoi per heqjen e imunitetit te Ahmetajt dhe pas ketij vendimi, kreu i qeverise permes nje postimi ne twitter njoftoi se do te mbaje nje qendrim publik mbi kete ceshtje te rendesishme qe ka trazuar jo pak politiken shqiptare.

 

 

Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend., shkruan Rama ne twitter.

 

Pak para se ti hiqej imuniteti, Ahmetaj permes nje mesazhi ne facebook reagoi mbi akuzat qe i jane bere, duke sqaruar gjere e gjate pozicionin e tij, por edhe duke shkruar me jo pak ironi disa mesazhe qe nenkuptonin zhgenjimin e tij per sjelljen e miqve dhe kolegeve te tij brenda PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *